Konflikti në Lushnjë, flet nëna e 30-vjeçarit të vrarë: I raftë zjarri tokës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë. Rreth orës 06:30 në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahy dy persona, ndërsa një tjetër është vrarë.

Në një prononcim për KlanNeës, ka folur nëna e viktimës e cila vajton ndërsa tregon pse ndodhi konflikti.

“Ajo është tokë-shtet. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. I raftë zjarri tokës. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej”, thotë mes lotësh nëna e viktimës.

Kujtojmë se nga ngjarja plagosur mbetën Shuaip Hasalla, 65 vjeç, (babai) Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, 31 vjeç (vëllezër), ndërsa viktimë Romeo Hasalla 30 vjeç (vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit Afrim Hasalla dhe Kastriot Hasalla, 33 vjeç (vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 09:23