Vedat Muriqi në një intervistë për emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë disa fjalë edhe për të ardhmen e tij.
Lojtari i Kosovës është transferuar te Lazio në fillimin e këtij sezoni, mirëpo nuk është duke kaluar në formën më të mirë të mundshme, transmeton lajmi.net.
Të lidhura
None found
Ai po ka probleme sikurse në adaptim por edhe në shënimin e golave, pasi ka vetëm një të tillë me klubin.
“Largimi? Faktikisht janë spekulime. Nuk më ka kontaktuar askush, as agjenti. Unë e dija që do të ishte e vështirë. Nuk e zgjedh vetëm rrugën e lehtë, e zgjedha më të vështirë, pasi të qon te suksesi. Do të provoj sa të kem fuqi të bëjë edhe këtu”, ka thënë Muriqi.
Sulmuesi i Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se Igli Tare ishte njëri nga njerëzit kryesor që ndikuan në transferimin e tij te Lazio, pasi drejtori i kishte thënë se edhe nëse të këputet këmba unë do të blija.
