Konfirmohen dy raste me variantin Delta në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar dy raste të varienatit Delta. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2. Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve”, thuhet në njoftimin e MSH-së./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 17:59