Konferenca u mbyll me tension, por darka me të qeshura! Dalin pamje nga takimi në restorant i Ramës me Vuçiç, i pranishëm dhe Alex Soros (VIDEO)

Pas konferencës për shtyp të mbyllur me tension, kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur në një darkë pune nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Mësohet se darkës së  Ramës dhe Vuçiç i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Po ashtu mësohet se ka qenë i pranishëm dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros.

Është e paqartë se çfarë është diskutuar në këtë takim, por mendohet të jetë folur për Ballkanin e HapuR, Procesin e  Berlinit dhe situatën në veri të Kosovës.

Nga darka me muzikë LIVE duket që të gjithë dolën të qeshur dhe ndoshta kanë sheshuar problemet e konferencës për shtyp, ku për shkak të një batute të Ramës që Vuçiçit nuk i pëlqeu.

Rama tha se draftin e tij për Asociacionin ua ka propozuar edhe dy “kumbarëve” të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, Vuçiç tha se Serbia i zgjedh vetë kumbarët e saj duke hequr mikrofonin dhe duke u larguar.


Shtuar 8.07.2023 07:53