Deputeti demokrat Asllan Dogjani, në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS ka deklaruar se ka një informacion për Ervin Muçën, drejtori i IT në Policinë e Shtetit që u pezullua pas hetimit që SPAK nisi për të.
Sipas Dogjanit edhe në kohën për Muça ka qenë në AKSH, një punonjës i tij ka kryer kallëzim, duke deklaruar se Muça ka përdorur të dhënat e tij në punë, për të bërë një transfertë parash.
Dogjani: Kam dhe një informacion tjetër për këtë Muçën, që në kohën që ja qenë te AKSH, një punonjës i tij e ka kallëzuar sepse ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani.
Pasi është zbuluar, është marrë në pyetje punonjësi, dhe ka thënë se nuk di gjë. Më pas ai ka bërë kallëzim, dhe është larguar nga puna.
Ky (Ervin Muça) mund të jetë një agjent i shërbimeve të huaja që merr të dhënat e qytetarëve dhe mund t’i përdorë kundër Shqipërisë.
Dhe ndaj e kemi kërkuar si dëshmitar. Do kërkoja të shtrijmë hetimin se mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja, ai ka bërë tradhti kombëtare.