Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Caktohen 4 ekspertët, PS nuk pranon të firmosë konfliktin e interesit

Prej orës 10:00 vazhdon mbledhja e dytë e komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Debate dhe akuza të forta mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.

Megjithatë, një vendim është marrë. Komisioni ka caktuar ekspertët, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë,  ka caktuar sot ekspertët, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.

Ekspertët:

Franci Nuri- Rithemelimi

Meri Lika- Rithemelimi

Bledar Skënderi- PS

Ermir Bejtja- PS

Opozita ka kërkuar dhe pranuar firmosjen nga anëtarët e komisionit të deklaratës për konfliktin e interesit, pasi deputetja Ina Zhupa, u shpreh se Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë përballë kësaj situate.

Mazhoranca refuzoi futjen në rend dite të deklarimit të për konfliktin e interesit.

Anëtarët e grupit parlamentar të PD dhe opozitës pra PL, kanë firmosur deklaratën për konfliktin e interesit.

Mbledhja vazhdon, po ashtu edhe debati.