Komisioni Hetimor për inceneratorët, Basha: Bllokimi nga PS tregon kokat e vërtetë që duan t’i fshihen drejtësisë
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për bojkotin e sotëm nga ana e PS-së në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët.
Basha është shprehur se ky veprim jo vetëm që është vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare.
“Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve”, shkruan Basha./albeu.com