Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.
Vendimi i Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ishte ankimuar nga Komisioneri Publik, por sërish ai është konfirmuar në detyrë nga KPA, e cila i dha të drejtën për të vazhduar detyrën prokurorit në fjalë.
Prokurori Petrit Çano e ushtron funksionin e tij prej më shumë se 20 vitesh në rolin e drejtuesit të institucionit në fjalë.
Ai ka drejtuar Prokurorinë e Vlorës në vitet 2000-2008 si dhe atë të Lushnjes në vitet 2008-2015. Me dekret të presidentit të Republikës, Çano është emëruar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë prej vitit 2015, detyrë të cilën vijon ta mbajë ende./albeu.com