Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politikë që të garantojnë numërimin e votave. Me anë të një mesazhi në rrjetin e tij social në Twitter, Celibashi ka kërkuar që komisionerët e lodhur të zëvendësohet për të mos ‘prekur’ numërimin.
“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë,”-shkruan Celibashi.