Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Estonisë në miqësoren e zhvilluar në Air Albania.
Reja kishte zgjedhur t’u japë mundësinë lojtarëve që ishin aktivizuar pak ose aspak në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, por dhe ata nuk dhanë shumë.
Në pjesën e parë kuqezinjtë patën iniciativën, por nuk arritën të konkretizojnë në raste, teksa mundësinë e vetme për shënim e pati në kokë Giacomo Vrioni, që gjuajti keq dhe dërgoi topin mbi kuadrat.
Në 45-minutëshin e dytë Reja hodhi në fushë edhe emra si Uzuni e Broja, për t’i dhënë një tjetër ritëm lojës së skuadrës, por pavarësisht disa rasteve të krijuara, rezultati mbeti i pandryshuar.
Kjo ishte sfida e fundit e Shqipërisë për këtë sezon, teksa kuqezinjtë do të rikthehen në fushë më 24 dhe 27 shtator, për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës.