Kombëtarja shqiptare ka nisur ditën e djeshme seancat stërvitore që pas akomodimit të tyre në një hotel në Barcelonë.
Shqipëria do të ketë dy përballje miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Të fundit të cilët i janë bashkuar grupit kanë qënë Armando Broja, Qazim Laçi, Marash Kumbulla dhe Herdi Prenga. Pasdreke, ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku është vënë re dhe stërvitja e veçuar e disa lojtarëve pasi ata kanë qënë të aktivizuar ditët e fundit me ekipet e tyre përkatëse.
Sot ata priten të zhvillojnë një stërvitje me intensitet të plotë./ h.ll/albeu.com