Panik në Bruksel, marokenët pushtojnë dhe shkatërrojnë qëndrën (VIDEO)

Incidente të dhunshme shpërthyen në Bruksel pasi Maroku mundi Belgjikën 2-0 në Kupën e Botës në Katar.

Situata “u ndez” kur goli i parë i marokenëve u anulua, ndërsa në pjesën e dytë pati një përshkallëzim tensioni. Rreth 150 të rinj që ishin mbledhur në zonat e bursës dhe Gare de Midi. Atmosfera ishte e tensionuar edhe në Molenbeek.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale dhe të riprodhuara nga mediat belge tregojnë kazanët që digjen dhe një automjet bosh është përmbysur në mes të rrugës. Policia ka tentuar të shpërndajë turmën duke hedhur ujë me presion, ndërsa ka ndaluar qarkullimin në disa rrugë.

“Unë dënoj në termat më të ashpër të mundshëm incidentet që shpërthyen këtë pasdite. Policia tashmë ka ndërhyrë me vendosmëri. Unë i këshilloj mbështetësit që të mos vijnë në qendër të qytetit. Policia po përdor të gjitha mjetet për të ruajtur rendin public”, tha kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Clos, duke theksuar se i ka bërë thirrje policisë të bëjë arrestime.

Edhe para përfundimit të ndeshjes së futbollit, në qendër të qytetit “dhjetëra persona, mes të cilëve disa të veshur me kapuç, kërkuan konfrontim me policinë, duke rrezikuar sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Një gazetar është plagosur në fytyrë nga flakët”, sipas policisë e cila më pas ka vendosur të ndërhyjë me automjete me topa uji dhe me gaz lotsjellës.

Në ndërhyrjen e policisë janë mobilizuar njëqind policë, të cilët janë sulmuar me sende. Policia u ka kërkuar banorëve dhe tifozëve që të shmangin zona të caktuara të qendrës së qytetit. Stacionet e metrosë u mbyllën dhe rrugët u bllokuan.


Shtuar 27.11.2022 19:02