Vijon procesi i numërimit në Bashkinë e Dibrës. Deri më tani, janë numëruar 100 kuti votimi nga 101 në total.
Spahiu i PS-së ka marrë gjithsej 13 955 vota duke kryesuar në këtë mënyrë na kandidatët e tjerë.
Një nga kutitë është e pa numëruar pasi është e konstatuar se ka qenë e thyer .
Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.
Rezultatet e deritanishme:
Kandidati i PS Rahim Spahiu – 13 955 vota
Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Premtim Kryemadhi – 4478 vota
Kandidati i PD Luan Haka – 4437 vota
Dritan Torba – 99 vota/albeu.com/