“Koka” e narkotrafikut, gazetarja zbulon ku fshihet Ervin Mata, dhe personazhin që ka “gisht” në zhdukjen e Ervis Martinajt

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja mbi arrestimin e 11 personave një natë më parë, mes tyre ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, shefi i komisariatit numër 6 dedan Gjoni, si dhe disa policëve.

Ndëkrohë janë shpallur në kërkik djali i Erzen Breçanit dhe Ervin Mata, këta dy të fundit janë dhe kunetër me njëri-tjetrin.

Sa i përket Ervin Matës, Lala tha se ai është personazh i rëndësishëm në fushën e narkotrafikut nga Amerika Latine. Ndërkohë, ajo foli edhe për një personazh surprizë në dosjen e SPAK i dyshuar për përfshirjen edhe në zhdukjen e Ervis Marinajt.

Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervin Martinajn. Për këtë ngjarje që në atë kohë u përdor emri i këngëtares, Elvana Gjata, unë e kam bërë të qartë se ishte një përplasje në fushën e narkotrafikut. Përplasja midis dy grupeve kriminale kishte ardhur për shkak të trafikut të drogave të forta. Dënimet ishin mjaft të lehta. Edhe Meviol Bilo, ish-komando u dënua me një dënim qesharak pasi u cilësua një vrasje e atypëratyshme dhe nuk u hetua më gjatë për arsye që mbet t’i hetojë Prokuroria e Posaçme.

Ky është Ervin Mata i konsideruar një personazh dhe faktor kryesor në trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk qëndron në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Këtë verë ka qenë një ose dy herë me periudha të shkurtra dhe mendohet se jeton në Argjentinë dhe Bolivi etj. Djali i zt.Breçani, pasi ka lidhje krushqie me Ervin Matën, dyshohet të jetë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës. Kush është personazhi surprizë për median shqiptare? Unë e kam njohur disa vite përpara dhe për herë të parë e kam hasur me dokumente zyrtare në 2014 kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se ka lidhje edhe me zhdukjen e Ervis Martinit.

Bujar Gërmizi, është ish-oficer i forcave speciale, ish-gardist, shoqërues i disa personaliteteve të ministrave dhe ish-ministrave. Ishte arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për çështje të trafikut të drogës, u arratis në një arratisje spektakolare nga burgu. Pati një përpjekje titanike atje për ta arrestuar. Ai hyri në Shqipëri dhe kërkoi që dosja të sillej këtu. Autoritetet maqedonase nuk pranuan dhe kërkuan të arrestohej dhe më pas të sillej dosja.

Duke qenë se ishte në veri të vendit, duket se nuk tërhoqi vëmendjen. Për shkak të punës në Gardën e Republikës dyshohej për grabitjen e Bankës së Kursimeve në shuma të konsiderueshme prej 300 apo 400 milionë lekë. U arrestua dhe u dërgua në burg në Prizren, pati revolta të forta. Kohët e fundit mendohet se ishte lidhur me disa grupe kriminale. Është i futur thellë në trafikun e drogës dhe këtu bëhet lidhja me Ervin Matën. Është duke u hetuar edhe në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt”, tha Lala.


Shtuar 21.11.2023 18:29