Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë sot për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie”, pas operacionit të koduar “Shpirti”.
KLP është njohur me vendimin e Prokurorisë së Posaçme dhe sot pritet që të pezullojë Sotën, deri në përfundim të hetimeve, ashtu siç e parashikon ligji.
Prokurori Maksim Sota u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas dosjes së prokurorisë, Sota kishte jetuar dhe në një shtëpi me një nga trafikantët e prangosur si dhe ka ndihmuar kreun e grupit, Ilirjan Ducellarin (Zaimi), që të eliminonte problemet me drejtësinë.
Vetë prokurori ka ka mohuar përfshirjen e tij në grupin e strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.