Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se autorët e vrasjes së “Kumbarit të Shkodrës”, e kanë ekzekutuar atë vetëm 50 metra larg derës së shtëpisë.
E ftuar në “Opinion”, Lala tha se ekzekutorët e kanë parë Bardhok Pllanajn që ka mbërritur në shtëpi, ka lënë gruan dhe fëmijët e më pas ka dalë sërish. Këtu ata kanë përfituar ta qëllonin.
“Ai është kthyer në shtëpi. Vrasësit po e vëzhgonin. Bardhok Pllanajn e kanë pritur 50 metra larg banesës. Ka lënë gruan dhe fëmijët e tij në banesë dhe ka dalë sërish. Aty, ekzekutorët e kanë qëlluar,”- tha Lala ndër të tjera.