Klitschko: Kyiv kthehet në jetë, më shumë njerëz në rrugë dhe më pak sirena alarmi

Vladimir Klitschko, vëllai i kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, ka folur për BBC dhe thotë se kryeqyteti dalëngadalë po kthehet në jetë.

Ish-kampioni i boksit thotë se trafiku po rritet, më shumë njerëz janë në rrugë dhe më pak sirena të sulmit ajror po bien.

Por ai paralajmëron se shkalla e njerëzve që kthehen duhet të ngadalësohet, duke thënë se nëse të gjithë kthehen menjëherë, kjo do të “shkaktojë komplikime”.

Klitschko thotë se situata në Kiev është e vështirë për shkak të infrastrukturës së dëmtuar dhe problemeve me furnizimin me ushqim dhe ujë. Rrugët janë ende të bllokuara për të parandaluar pushtimin e forcave ruse.

Ai paralajmëroi gjithashtu se ekziston ende rreziku i uljes së raketave ruse në kryeqytet.


Shtuar 14.04.2022 14:53