Klevis Balliu: Bashkia e Tiranës nuk ndalet, vjedhjet dhe babëzia janë fjalët që përshkruajnë më së miri sistemin e kryebashkiakut

Kordinatori rajonal për tiranën, Klevis Balliu, ka denoncuar publikisht Mehmet Hasalamin, drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që sipas tij, ka përfituar 4.6 miliardë lekë nga institucionet shtetërore.

Balliu shprehet se kreu i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, është pronar me 100 përqind të kapitalit në subjektin Instituti ‘Dekliada Alb shpk’.

DEKLARATA E BALLIUT:

Pas denoncimeve të shumta të Partisë Demokratike, të shpërfillura nga SPAK, për qokat e Veliajt për njerëzit e pushtetit, duke dhuruar tendera miliona euroshe deputeteve të partisë dhe drejtorëve të tij, drejtësia vazhdon të heshtë si fija e barit dhe e lejon këtë hajdut të vazhdojë vjedhjet.

 

Qoka korruptive e radhës me paratë e qytetareve i bëhet Mehmet Hasalamit, drejtori i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Miniera dhe Industri, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Hasalami është njëherësh Pronar, me 100 përqind të kapitalit, në subjektin Instituti ‘Dekliada Alb shpk’. Me këtë kompani ai, për periudhën 2019-2023 ka përfituar 4.6 miliard lekë nga institucione shtetërore.

Po me këtë ent privat, ai është projektues dhe hartues raportesh për 18 projekte infrastrukturore që lidhen me energjinë, si dhe koncesionar në 2 koncesione.

Erion Veliaj, konkurrenti më i madh i Edi Ramës në vjedhje. Sipas Open Data, ka lidhur 41 kontrata publike, përfshirë edhe procesin e rindërtimit si dhe kontrata publike gjatë vitit 2024, me kompaninë e Hasalamit kundrejt vlerës 2.2 milion euro.

Në kushtet kur organet e drejtësisë nuk veprojnë, na lind detyra të gjithëve bashkë ne të çojmë ne koshin e plehrave pushtetarët e korruptuar si Erion Veliaj.

Ju ftojmë ditën e premte ora 11:00 në proteste, kundër hajdutit më të madh nga Tirana në Bagdad, Erion Veliaj. Të protestojmë për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e hajdutërisë rilindase.