Disa muaj më parë, një debat mes Roza Latit dhe Bieta Sulos u bë titull kryesor në mediat rozë.
E gjithë zënka nisi kur në emisionin e saj, Bieta e pyeti Rozën nëse donte t’i binte në sy dikujt me setin e ri fotografik.
“Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë… Dhe nderkohe me fshini videon? Kam 1001 mesazhe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha mesazhet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, kishte shkruar Roza në statusin e parë.
Por më pas Roza Lati kërkoi falje publike dhe u duk se gjithçka u sheshua, por jo.
E ftuar se fundmi në Expuls me Ronaldo Sharkën, Roza foli sërish për Bietën dhe këtë herë e sulomoi rëndë.
“Kam parë emisionin e saj me të ftuar Dalina Buzin dhe e priti shumë mirë. Nuk e kuptoj, më duket e kishte personale me mua. Po ne nuk ja marrim burrin njeriu më vjën keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty”, shprehet Roza Lati./albeu.com/