Kishte vrarë mbi 10 mijë fëmijë, turma rreh për vdekje vrasësin serial 20 vjeçar të arratisur nga burgu

Një turmë njerëzish në Kenia ka rrahur për vdekje një të ri 20-vjeçar.

I riu kishte pranuar se kishte vrarë mbi 10 mijë fëmijë, dhe sipas tij, pasi i vriste u pinte edhe gjakun.

Policia konfirmoi për mediat të Premten se Masten ëanjala Milimu i cili u arratis nga burgu i policisë në Nairobi të Mërkurën u linçua nga një turmë në qytetin e tij të lindjes në Bungoma, Kenia Perëndimore, 418 kilometra (260 milje) nga kryeqyteti Nairobi.

Komandanti i Policisë së Qarkut Bungoma, Musyoki Mutungi u tha gazetarëve se i dyshuari u fut me vjedhje në shtëpinë e prindërve të tij, por fqinjët e vunë re atë. “Ai u kap nga turma dhe u linçua rreth orës 7 të mëngjesit (0400 GMT) sot. Trupi i tij është ende në vendin e ngjarjes dhe ne kemi vendosur agjentë të sigurisë në të gjithë vendin, “shtoi ai.

Akuzat ndaj tij nga Policia rëndonin për mbi 14 vrasje, të cilat ishin të lidhura me figurën e tij. Ndërsa vetë ai kishte deklaruar se parapëlqente vrasjen e meshkujve të cilët më parë i drogonte e pastaj i vriste.
Ndërkohë ka ende dyshime rreth arratisjes së tij nga burgu ku mbahej./albeu.com

 


Shtuar 15.10.2021 17:13