Kishte obligime me klubin, futbollisti dërgon vëllanë si dhëndër në dasmën e tij

Futbollisti i Malmos, Mohamed Buya Turay nuk ka arritur që të marrë pjesë në dasmën e tij në Sierra Leone, kështu ka dërguar vëllanë e vet në rol të dhëndrit në ceremoni.

Pas një periudhe në Kinë ku kishte luajtur për Hebei China Fortune, sulmuesi kaloi te klubi suedez.

Ai kaloi te Malmoja më 22 korrik dhe duhej të bëhej menjëherë pjesë e skuadrës, kështu që u desh të mungonte në dasmën e tij, që ishte caktuar të mbahej më 21 korrik.

Kështu, Turay u desh ta dërgojë vëllanë e tij në dasmë.

Fotografitë e dasmës në foton më poshtë raportohet të jenë shkrepur disa ditë para se të mbahej dasma./albeu.com