“Kishte ngrirë”, gjendet e pajetë gruaja në Sarandë

Një grua u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në Sarandë në fshatin Cukë.

Viktima është Stamato Milo 88 vjeç, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.

Sipas burimeve, 88 vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë. 88 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi. Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88 vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore dhe për të përcaktuar shkakun konkret të vdekjes./albeu.com/


Shtuar 12.01.2022 13:04