Kishte dhimbje dhëmballe gjatë paradites, ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari në Kolonjë

Ndërron jetë gjatë rrugës për në spital një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka pasur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.

Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes./albeu.com


Shtuar 23.12.2022 19:48