Vdekja e Arjan Salës brenda magazinës së pushtuar nga zjarri, ekspertiza mban peng hetimet

Prokuroria e Tiranës ka vijuar hetimet për vdekjen e Arjan Salës brenda magzinës së qendrës tregëtare e cila u pushtua nga flakët.

Nga institucioni i akuzës mësohet se për të verifikuar shkakun e vërtetë të zjarrit, pjesë e grupit të hetimit është bërë edhe një inxhinier elektrik i pavarur.

Ky i fundit do të behët pjesë e hetimeve me qëllim për të përcaktuar shkakun e vërtetë të zjarrit që shkrumboi magazinën, raporton abc news.

Kjo pasi nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një neon i vjetër në magazinën e qendrës tregtare. Gjithashtu sipas burime janë duke u kryer verifikime edhe nëse janë respektuar rregullat në për mbrojtjen në punë, kjo pasi në këtë ngjarje humbi jetën edhe Arjan Sala.

Sot, bëhet një javë nga zjarri teksa hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës të marrë në vendngjarje.


Shtuar 31.03.2021 11:30