Policia e Novarës ka ushtruar kontroll në zonë në kuadër të operacioneve antidrogë.
Në kuadër të operacionit ka ndaluar një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas rumun. Ky i fundit shoqërohej nga një shqiptar.
Nisur nga nervozizmi i dy perssonave të ndaluar, policia vendosir të kryente kontroll të imtësishëm në kamion.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në serdiljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash.
Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane./Albeu.com/