I dënuar me arrest shtëpie, 28 vjeçari nuk bindet dhe arratiset drejt Shqipërisë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Fondi të Italisë gjatë një kontrolli rutinë ka rënë në pranga një shtetas shqiptar për thyerje të urdhrit të gjykatës.

28-vjeçari ishte i kufizuar në arrest shtëpiak sipas një urdhri të gjykatës së apelit të Barit.

Sipas mediave italiane, masa ishte dhënë Marsin e kaluar kur 28-vjeçari ishte shpallur si i dyshuar në tentativë vrasje pas një sherri masiv të ndodhur në 2019, por ai fill pas vendimit ishte arratisur drejt Shqipërisë.

Pas sherrit të ndodhur në 2019 28-vjeçari e kishte të ndaluar të largohej nga Fondi dhe për këtë arsye ai u vu në pranga ditën e djeshme ku do të gjykohet për thyerje të urdhrit të gjykatës.


Shtuar 20.06.2021 17:59