Kishin mbjellë fshatin me kanabis, një i arrestuar dhe një në kërkim në Vlorë

Policia në Vlorë ka vënë në pranga shtetasin K. L., 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasi E. I., 35 vjeç.

Në bashkëpunim me njër-tjetrin, këta shtetas kanë kultivuar bimë narkotike gjatë muajit shtator dhe tetor në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit K. L., 28 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. I., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë, të dyshuar ai bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike, gjatë muajit shtator dhe tetor, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë.

Për këtë rast, më herët Policia ka vënë në pranga shtetasin I. E. dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. I.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 13:53