Komuniteti në Pire është ende i tronditur nga vrasja brutale e 39-vjeçarit shqiptar Brigen Limka, baba i tre fëmijëve.
Ai u vra nga një 68-vjeçar për arsye banale dhe shkak i sherrit u vë vendi i parkimit.
Autori është dërguar sot në Gjykatë nga ku ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje për vrasjen mizore.
I moshuari ka mbërritur në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie , ndërsa nuk ka qenë i shoqëruar nga avokati.
Sipas raportimeve, pas tragjedisë, sulmuesi bërtiste “Mbarova me ty, mbarova me ty” gjë që tregon se sa i vendosur ishte ai për të kryer krimin. Më herët kishte pasur një përplasje verbale mes 68-vjeçarit dhe 38-vjeçarit, siç ndodhte shumë shpesh pasi siç thonë fqinjët, 68-vjeçari shkaktonte shpesh probleme në lagje.
Pas vrasjes, autori u izolua në shtëpinë e tij dhe më pas doli dhe u dorëzua. Para policisë, 68-vjeçari dyshohet se ka pohuar se nuk donte që historia të përfundonte kështu, duke shtuar se kishte konflikte të gjata prej vitesh me burrin për vendin e parkimit.
“Kemi pasur vite fërkime. Makinat i vendosin nga parkingu edhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet se ka thënë ai.
Për sa i përket armës që përdori për të kryer krimin, autori nuk e posedonte ligjërisht.
Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda para syve të dhjetëra qytetarëve. Burri ka zbritur nga shtëpia e tij dhe siç shihet në video dokumentin e publikuar dje ka qëlluar në kokë shqiptarin dhe e ka ekzekutuar./Albeu.com