Këshilltari ushtarak i Zelenzky, Oleksiy Arestovych tha se Rusia nuk do që të negociojë me Ukrainën.
“Unë besoj se gjithçka do të zgjidhet në terren. Pas samitit në Stamboll kemi arritur disa marrëveshje që duken të vlefshme dhe që janë bazë për armëpushimin dhe zgjidhjen e problemeve me negociatat. Por rusët vazhdojnë të na sulmojnë dhe për këtë arsye ne nuk shohim vullnet nga ana e tyre për të vazhduar negociatat. Ata po përdorin të gjitha burimet që kanë për të na sulmuar.”