Nga kockat e thyera deri te lodhja, bulmeti mund të jetë arsyeja kryesore për disa nga problemet tuaja shëndetësore.
Dhe ndoshta nuk keni menduar që të fajësoni qumështin. Kështu që para se të bëni pazar herën tjetër mendojeni dy herë nëse do të merrni apo jo qumësht.
9 simptoma që tregojnë se ju s’duhet të konsumoni qumësht.
-Kur ndiheni të lodhur shumicën e kohës, pasi qumështi përmban molekula opiumi që ju vënë në gjumë.
-Probleme me tretjen. Sipas një studimi 65-70% e popullsisë në botë vuan nga intoleranca e laktozës. Simptomat si fryrje, të vjella, gazra dhe diarre tregojnë se nuk duhet të pini më qumësht.
-Personat që kanë akne në shumicën e rasteve shkaktar është bulmeti, qumështi në veçanti.
-Nëse keni dhimbje në trup që nuk e dini nga ju vjen. Meqenëse qumështi ka shumë acid, ai shkakton inflamacion, i cili dëmton nyjet dhe muskujt tuaj.
-Ndjeni një mjegulline në tru. Mjegulla e trurit nuk është sëmundje, por një simptomë. Shkakton probleme të kujtesës, paaftësi për t’u përqendruar dhe paqartësi mendore. Njëri nga shkaktarët është qumështi, pasi ai ka nivel të lartë të kazeinës.
-Keni alergji ose probleme të tjera të lëkurës. Për shkak të simptomave si kapsllëk, diarre dhe dhimbje barku, një alergji ndaj qumështit mund të ngatërrohet me intolerancën e laktozës. Ndërsa 5% e fëmijëve kanë një alergji ndaj qumështit, ai gjithashtu mund të zhvillohet më vonë në moshë madhore. Ekzema gjithashtu mund të shkaktohet nga qumështi. Provoni ta hiqni qumështin nga dieta juaj dhe të shihni nëse gjendja juaj përmirësohet!
-Kolesteroli në qarkullimin e gjakut vjen direkt nga dieta juaj. 100 gram qumësht prej lope përmban 10 gram kolesterol, i rrezikshëm nëse hahet në sasi të madhe.
-Nëse kockat tuaja thyhen lehtë, konsumimi i qumështit është një shkak.
-Trupi juaj është rezistent ndaj ilaçeve dhe nuk rikuperoni shpejt. Edhe pse vetë qumështi nuk duhet të fajësohet këtu, antibiotikët që u jepen lopëve mund të ndikojnë në shëndetin tuaj në mënyrë indirekte, tregon një studim. Nga njëra anë, ilaçi është jetik për shëndetin e kafshëve, por nga ana tjetër shkakton zhvillimin e baktereve rezistente ndaj mikrobeve. Për ta kaluar më shpejt një sëmundje, mirë do të ishte mos konsumonit qumësht