Versionet e ngrira të ushqimeve nuk priren për t’u prishur dhe ndonjëherë kanë më shumë vlera ushqyese sesa vetë ushqimet e freskëta.
Temperaturat e ulëta parandalojnë prishjen e shpejtë të të gjitha ushqimeve dhe do ju japin mundësinë t’i konsumoni edhe jashtë sezonit.
Ushqimet që është më mirë t’i blini të ngrira:
- Pemët me kokrra
Manaferrat, mjedrat, luleshtrydhet dhe boronicat janë fruta të ëmbla të verës, por shpesh ndodh që myku të kapet edhe në raftet e dyqaneve. Versioni i ngrirë i tyre e shmang këtë problem.
- Bizelja
Bizelet e ngrira përmbajnë më shumë lëndë ushqyese se ato të freskëta, dhe arsyeja për këtë qëndron në faktin se bizelet e freskëta humbasin vitaminat dhe mineralet disa orë ose ditë pas vjeljes.
- Brokoli
Vlera ushqyese e brokolit nuk ndryshon nga ngrirja dhe brokoli i freskët së shpejti do të bëhet i zbehtë dhe i butë.
- Mango
Problemi kryesor me zgjedhjen e mangos është gjendja e shkurtër e pjekurisë së përsosur. Por, kompanitë ushqimore e dinë se kur është koha më e mirë për të mbledhur fruta dhe për t’i ngrirë, kështu që versioni i ngrirë është një zgjedhje shumë më e mirë se ai i freskët.
- Mish viçi i grirë
Mishi i grirë prishet më shpejt se një pjesë e tërë mishi, sepse ky mish është më i ekspozuar ndaj oksigjenit. Në këtë formë mishi është edhe më i ekspozuar ndaj baktereve, të cilat shumohen me shpejtësi, ndërsa versioni i ngrirë nuk do të lejojë formimin e baktereve.