Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e 13-të të saj, atje po shkojnë shtetas me kombësi të ndryshme për të luftuar kundër okupatorit.
Në një tren që shkonte për në vijën e parë të frontit në Ukrainën lindore, për të ndihmuar trupat lokale smbrapsnin pushtuesit rusë, kanë qenë edhe disa ish-ushtarakë britanikë.
“Rroftë Ukraina!”, deklaruan ata.
“Ne jemi këtu për të ndihmuar në ndalimin e pushtimit. Shumica prej nesh janë ish-ushtarakë, kështu që të gjithë jemi shumë të trajnuar. Ai (Putini) po bombardon objektiva civile, po ekzekuton civilë, po përdhunon femra, kjo duhet të ndalet”, tha një vullnetar, i cili dha emrin e tij si “Jax”, tha në Lviv.
“Ne po përballemi me një Adolf Hitler të ditëve të sotme, i cili është në tërbim. Unë nuk mund të rri duarkryq dhe ta shikoja këtë duke u shpalosur”,tha një snajperist që shërbeu në ushtri për një dekadë për The Sun.
Komentet ai i bëri teksa kalonte kufirin nga Polonia për në Ukrainë.
“Ka shumë britanikë që vijnë. Disa nuk kanë as përvojë ushtarake, por e kuptojnë se e ardhmja e Evropës është në rrezik”, tha një tjetër veteran./albeu.com/