Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pyetjen e parë që do të jetë në pyetësorin Këllimi Kombëtar për Shqipërinë.
Pyetja e parë ka të bëjë për nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur. Në pyetësor kërkohet mendimi i qytetarëve nëse këto nëna duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale.
Në pyetësor jepe tre alternative duke vënë përballë dy opsione nëse qytetarët janë pro apo kundër problematikës së shtruar ndërsa opsioni i tretë është: Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje! Rama ka publikuar edhe linkun e Këshillimit Kombëtar, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë duke votuar
Postimi i Ramës:
KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 1
Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij duke klikuar si vijon
https://keshillimikombetar.al/
KUJDES! Nuk mund të hyni në pyetësor më shumë se njëherë, prandaj në rast hyrjeje mos dilni pa lënë opinionin Tuaj./albeu.com