Rama publikon pyetjen e nëntë të Këshillimit Kombëtar: A duhet të tregohet qeveria më e ashpër me ata që ndotin hapësirën publike?

Kryeministri Edi Rama, si çdo ditë, sot ka publikuar pyetjen e nëntë që do të jetë në listën e pyetësorit të nismës Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë.

Pyetja e nëntë ka të bëjë me ndotjen e hapësirës publike, dhe Rama pyet nëse duhet që qeveria të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet por edhe me individët.

“Çdo shtëpi shqiptare do të marrë me postë një pyetësor të Këshillimit Kombëtar, ku janë ngritur pyetje për vendime me rëndësi për familjet shqiptare, bashkëjetesën tonë demokratike dhe politikën e jashtme të Shqipërisë. Më të moshuarit mund ta plotësojnë pyetësorin me dorë dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim. Më të rinjtë mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes së Këshillimit Kombëtar online

Është koha të flasim më shumë si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, se sa si luftëtarë llogoresh, mllefesh, inatesh kundër njëri-tjetrit… Është koha të dëgjohemi për mendimet dhe idetë e secilit për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 24.01.2022 16:26