Këshilla: Si t’i shmangim aksidentet me fishekzjarrët?

Në festën e ndërrimit të moteve, fishekzjarrët janë shumë të përdorura.

Njerëzit festojnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre kanë një gjë të përbashkët; ndezin fishekzjarrë.

Por, si t’i shmangim këto aksidente?

Kurrë mos qëndroni mbi fishekzjarrë të ndezura. Kthehuni në distancë të sigurt menjëherë pas ndezjes së tyre.

Nëse gjeni fishekzjarrë të pashpërthyera, lërini ashtu. Asnjëherë mos tentoni t’i rindizni. Lagini me ujë dhe hidhni te mbeturinat.

Mbani një kovë me ujë ose një zorrë kopshti afër zonës ku jeni duke ndezur fishekzjarrët.

Asnjëherë mos i drejtoni ose hidhni fishekzjarrët drejt një personi tjetër.

Ndizni fishekzjarrët një nga një dhe më pas largohuni shpejtë prej tyre.

Përdorni fishekzjarrët vetëm në ambiente të jashtme.


Shtuar 31.12.2021 18:18