Kërkon lirinë, shtyhet seanca për Dritan Goxhajn

Seanca për Dritan Goxhaj, ish-luftëtarin e UÇK-së të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale, është shtyrë.

Mësohet se se avokati mbrojtës ka bërë kërkesë për përjashtim të gjyqtares së çështjes.

Ditën e djeshme, mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj kanë mbajtur një protestë para Presidencës në Tiranë, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e tij drejt Hagës.

Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.

 


Shtuar 1.09.2023 11:43