Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për t’u liruar nga qelia.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binajn.

Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë, refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit, vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.


Shtuar 11.03.2025 13:56