Apeli i GJKKO ka shqyrtuar kërkesën e Valter Bamit për liri të menjëhershme nga burgu dhe ka vendosur ta lërë atë në burg.
Bami ndodhet në burg pasi dyshohet si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, 28-vjeç, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.
Njoftimi:
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka regjistruar procedimin penal, ndaj shtetasit me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”.
Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim shtetasin me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.
Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1506 Regj. Them, datë 10.07.2023, ka vendosur:
1.Vleftesimin si te ligjshem te “arrestimit flagrance” te personit nen hetim V.B.
2.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.B ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale V.B,i cili kërkoi:
Shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.
Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 28.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Alma Ahmeti, vendosi:
– Miratimin e vendimit penal nr.1506 regjistri themeltar, datë 10.07.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vijon…