Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjes për lirim nga qelia.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Çapja kërkoi zëvendësim mase në një masë më të butë me pretendimin se nuk ka prova.
Çapja u arrestua pak kohë më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.
Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. /albeu.com/