Rrëmbeu edhe trofeun që i mungonte, Cristiano Ronaldo vendos rekordin e ri në futboll

Cristiano Ronaldo ka fituar trofeun i cili po mungonte në koleksionin e tij, pikërisht atë të Kupës së Italisë.

Portugezi ka vendosur një rekord të ri absolut në botën e futbollit, duke fituar të gjitha titujt në Angli, Francë dhe Spanjë.

Ronaldo ka fituar gjithçka me klubin e Real Madrid dhe është në rrugën e duhur për ta bërë të njëjtën gjë me Juventusin.

36 vjeçari është duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe trofetë nuk po mungojnë në dollapin e tij, ku tani është shtuar edhe Kupa e Italisë në koleksion.

Ronaldo ka fituar 7 trofe në Angli me Manchester United, ndërkohë që ka fituar gjashtë trofe në Spanjë me Real Madrid.

Tani ka arritur që të fitojë gjithë trofetë edhe me Italinë, ku ka fituar 2 Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa Italiane.

Ronaldo ka shënuar 33 gola këtë sezon, ku 29 prej tyre janë në Serie A.

Shtuar 20.05.2021 10:56