“Pushtimi” nga bizneset, FSHF lëtër IKMT-së: Stadiumi “Air Albania” po humb funksionin

Federata Shqiptare e Futbollit i ka drejtuar një letër IKMT-së për lirimin e hapësirave të zëna nga biznese të ndryshme në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Zaptimi i hapësirave nga bizneset, rrezikon organizimin e ndeshjes me Anglinë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, “KATAR 2022”.

Federata kërkon me cdo kusht lirimin e hapësirave që i takon stadiumit, duke vënë në dukje disa  pika rreth stadiumit ku duhet të ndërhyhet /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 09:53