Marrëdhënia mes ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Ina Aderi dhe Kejsi Hyseni, duket se nuk ka përfunduar aq në paqe sa ç’dha të kuptohej në deklaratat e tyre të para.
Një postim i fundit i Inës në rrjetin social TikTok ka trazuar menjëherë ujërat në mediat rozë, duke hedhur hije dyshimi mbi atë çfarë po ndodh vërtet mes dyshes pas ndarjes.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se romanca e tyre nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nisje që u shoqërua me mjaft zhurmë dhe diskutime, pasi Kejsi në atë periudhë nuk i kishte mbyllur ende përfundimisht llogaritë dhe raportet me Stelinën.
Megjithatë, dashuria e lindur nën monitorimin e kamerave nuk arriti t’i rezistonte gjatë jetës reale jashtë formatit.
Pak kohë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv, ata njoftuan ndarjen, duke u siguruar t’i tregonin publikut se vendimi u mor në mënyrë krejtësisht shoqërore dhe paqësore.
Por, siç ndodh shpesh në botën e showbiz-it, detajet e vërteta dalin në dritë përmes kodeve në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, Ina ka ndarë një video të shkurtër në profilin e saj në TikTok, ku shfaqet mjaft në formë teksa udhëton në makinë.
Ajo që ka rrëmbyer vëmendjen absolute të ndjekësve ka qenë shkrimi i vendosur mbi video, një thumb i pastër dhe i drejtpërdrejtë që duket se i adresohet pikërisht Kejsit.
“My biggest fear is dating someone whose still loves their ex like my ex still loves me” (Frika ime më e madhe është të lidhem me dikë që do ende ish-in, ashtu siç ish-i im më do mua), ka shkruar ajo.

Me këtë deklaratë të papritur, Ina jo vetëm që ka hedhur poshtë idenë e një kapitulli plotësisht të mbyllur, por ka lënë të kuptohet hapur se Kejsi vazhdon të ketë ndjenja të forta për të.
