Keni nevojë për plazh apo llixha? Mjeku ju jep përgjigjen e duhur

Reumatologu, Argjend Tafaj është ndalur tek një pyetje që bëjnë shpesh të sëmurët: “A të shkoj në plazh, a të shkoj në llixha?”

Ai shpjegons se të sëmurët me artrit reumatoid, plazhi nuk iu këshillohet, ndërsa banjo dielli mund të bëjnë vetëm në orët e mëngjesit dhe pasdites, kur dielli nuk është shumë i fuqishëm.

E nxehta, ato praktikat e mbulimit me rërë të nxehtë, nuk janë të këshilluara, janë shumë të rrezikshme, nxisin inflamacionin, rëndojnë gjendjen.

Po ashtu edhe vajtja në llixha, në ujërat e nxehta nuk këshillohet. Ka gjithashtu edhe disa vende ku ka ujë të ftohtë, as ajo nuk këshillohet. Se një i sëmurë që vuan nga zemra, për shembull, nuk mund të futet në ujëra aq të ftohta. E për më tepër, nuk mund të futet pa kontroll mjekësor.

Ai ju këshillon të sëmurëve që mbi artikulacionet e pezmatuara, të inflamuara, ku ka nxehtësi lokale, janë të ënjtur, të vënë kompresa me akull. Dhe kur nuk kanë nxehtësi lokale, janë të qetë por kanë ato kërcitjet, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun, mund të vënë kompresa të ngrohta, jo të nxehta.

Të mos sforcohen, të kryejnë aktivitet fizik dhe kinezoterapi, që do të thotë terapi me atë të lëvizjes nën ndjekjen e specialistëve mjekësorë./ Shendeti.com.al


Shtuar 21.06.2022 16:03