Keni ndonjë skenar për protestën e Berishës? Si përgjigjet Grida Duma

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka mbërritur në seli mëngjesin e sotëm për të zhvilluar mbledhjen e thirrur në orën 11:00.

E pyetur nga media nëse PD ka ndonjë skenar për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në orën 12:00, ajo është shprehur se do të zhvillojë mbledhjen dhe se gjithçka pastaj do të vijojë normalisht.

Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale”, tha Duma./albeu.com


Shtuar 8.01.2022 10:31