Keni frikë nga kilet e tepërta gjatë festave? Zbuloni disa sekrete si te mos fitoni peshë

Të gjithë duan të hanë gjelin e detit apo bakllavanë për festat e fundvitit, por frika nga shëndoshja stopon shumë prej jush.

Albeu.com do t’ju tregojë më poshtë disa sekrete si të shijoni ushqimet e festave të fundvitit dhe njëkohësisht të qëndroni në formë.

Një supë me perime pak para vaktit zvogëlon oreksin, ndërsa lëngjet e mjaftueshme (si uji apo pijet freskuese pa sheqer, pijet bimore) para, gjatë dhe pas vakteve, na hidratojnë dhe na ngopin në një “mënyrë”.

Midis vakteve zgjidhni fruta, kos me mjaltë ose arra me moderim

Zgjidhni alkoolin dhe ëmbëlsirat me moderim.

Shmangni “snack-et” ndërmjet vakteve./albeu.com

 

 


Shtuar 25.12.2021 14:39