Keni bark të dhjamosur? Këto janë 4 sëmundjet prej të cilave rrezikoheni

Nuk ka rëndësi sesa të shëndoshë jeni, por gjithmonë duhet të shqetësoheni nëse keni bark të dhjamosur. Sipas mjekëve, barku i dhjamosur është një rrezik për shëndetin.

Më poshtë albeu.com ju ka renditur disa rreziqet që ju kanosen.

1. Keni më shumë shanse të vuani diabeti

Kur mëlçia juaj është e mbuluar me ind yndyror, do të thotë se nuk do të arrijë të përpunojë mjaftueshëm sheqerin në gjak. Kjo mund të bëjë që ju të keni një nivel më të lartë të sheqerit në gjak i cili mund të shkaktojë diabet.

2. Rrezik më i madh i sindromës metabolike

Zhvillimi i sindromës metabolike është një rrezik me të cilin përballeni kur keni një shtresë të madhe dhjami në bark. Yndyra në bark mund të sjellë sëmundje të zemrës, ose diabet.

3. Rrezik më i madh për të pasur kancer

Një studim i ri tregon se një lloj proteine e lëshuar nga yndyra në bark mund të shndërrojë qelizat jo kanceroze në kanceroze, duke rritur shanset e zhvillimit të tumorit.

4. Rrezik më i madh nga sëmundjet kardiovaskulare

Është vërtetuar se qelizat yndyrore në bark mund të prodhojnë proteina që janë të afta të shtrëngojnë enët e gjakut, të cilat mund të rezultojnë në presion të lartë të gjakut. Gjithashtu, këto proteina mund të bëjnë që arteriet të bllokohen, duke ju rrezikuar dhe nga sulmet në zemër.


Shtuar 31.12.2021 14:16