Këngëtarja e njohur akuzohet se organizoi rrëmbimin e djalit të saj

Këngëtarja e njohur Cher qëndron pas rrëmbimit të djalit të saj në vitin 2022, sipas një padie të paraqitur në gjykatë nga nusja e saj, Mariangela.

Daily Mail publikoi dokumente gjyqësore për incidentin që ndodhi në nëntor 2022, kur Elijah Blue Allman, djali i yllit të madh dhe Mariangela King aka Queenie nga grupi rock KING u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.

Të dy janë të martuar që nga viti 2013, megjithatë lidhja e tyre është përballur me shumë sfida. Pavarësisht vështirësive, King ndoqi një ribashkim, duke zbuluar se ata kaluan 12 ditë në Nju Jork për t’i dhënë martesës së tyre një shans të dytë. Por ata nuk ia dolën.

Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, ku pritet divorci i tyre, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijah. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher.

Në të njëjtat informacione thuhet se Elijah gjashtë muajt e fundit ka qëndruar në hotelin e famshëm Chateau Marmont në Los Angeles.

Ata që e panë folën për një burrë në gjendje të keqe dhe shpesh nën ndikimin e drogës, diçka e njohur tashmë për djalin 47-vjeçar të Cher. Ajo u shqetësua dhe punësoi një kujdestar për të monitoruar lëvizjet e tij.

Deri më tani nuk është publikuar përgjigja e Cher-it ndaj akuzave të nuses së saj.

Elijah, sipas Daily Mail, aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Pasadena të Kalifornisë, pasi u rrëzua në hyrje të hotelit ku po qëndronte.


Shtuar 27.09.2023 09:03

Tags: ,