Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se numëruesit e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit kanë shitur katër mandate të LSI-së duke ia dhënë socialistëve.
Ajo deklaroi në MCN se Lulzim Basha ka bërë pazar me gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Katër mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së.
I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”, tha Kryemadhi.