Këlliçi: Veliaj pushime në jahtin luksoz të Armando Lilos, që i mbylli hallet me prokurorët e SPAK-ut. 2.7 mln euro ka paguar për 70 makina me qera

Anëtarë i kryesisë së PD, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve kundër skandaleve të njëpasnjëshme që kanë përfshirë bashkinë e Tiranës është shprehur se Veliaj ka miratuar një tender 2.7 milionë euro për të marrë makina me qera ndonëse nëse do të bliheshin do të kushtonin më lirë.

Këlliçi është shprehur se Veliaj ka kaluar pushimet disa ditë më parë në jahtin e shtetasit Armando  Lilo i cili i ka mbyllur problemet me prokurorët e SPAK.

“Dua ta nis me një falënderim për të gjithë ju që jeni këtu. Para fillimi të protestës komunikova me një mik dhe më pyeti nëse njerëzit a dalin në protestë në mes të verës dhe mes të vapës. Unë i them që protestat dhe qytetarët e Tiranës nuk po ndalen në protesta.

Në një protestë me të cilën Veliaj dhe Karlo së bashku me televizionet që paguhen nga incenertorët nuk kanë lënë gjë pa bërë që ta shuanin.

Nëse në këtë protestë që nuk flitet për vjedhjet galoponte dhe skandalin që ka përfshirë bashkinë e Tiranës askush nuk do të shqetësohej, kjo protestë është kthyer në oazin e qytetarisë.

Plot 2.7 milionë euro ka paguar Veliaj për 70 makina me qera për 3 vite, nëse do të bliheshin kjo do të ishte shumë herë më e mirë pasi mbeten dhe aset i bashkisë.

 Veliaj pasi betonizojë Tiranën tani planifikon të harxhojë 300 mijë eurot e para për 40 vende parkimi me disa rrangullina kineze që të ketë parking me dy kate.

Nuk ka rrugë që njerëzit të ecin, 70 mijë banorë në Unazën e Re nuk kanë një lulishte, një shkollë dhe një çerdhe.

Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe përse ka pasur një opinion pozitiv me SPAK por në këtë muaj kemi parë një institucion të kapur prej fyti dhe që kontrollohen nga pushteti.

Po jahti 7 milionë euro të Armando Lilos që ishe javën e kaluar po shtatë kate pa leje këtu në shesh a i ke parë sepse një tendë të Adriana Kalasë ti e pe. Armando thuhet se të ka mbyllur hallet me prokurorët e SPAK.”, u shpreh Belind Këlliçi.


Shtuar 22.08.2024 12:07