Dhjetëra banorë të Këlcyrës u mblodhën pasditen e kësaj të premteje në sheshin qendror të qytetit, duke kundërshtuar projektin e reformës së re territoriale.
Propozimi parashikon që Bashkia Këlcyrë të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë së Përmetit, një ndryshim që ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët.
Të lidhura
None found
Sipas protestuesve, kjo nismë dobëson peshën historike, kulturore dhe administrative të zonës së tyre. Përmes mesazheve “Këlcyra historike” dhe “Këlcyra e kulturës”, ata kërkuan që qyteti të vijojë të funksionojë si bashki më vete.
